Hajdarmataj: Gabimi i policisë në vdekjen e kenianes dhe akti i ekspertizës që…

2 Maj 2023 | 22:52

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se vdekja e kenianes 22-vjeçares Joy Ayoko mund të lidhet edhe me pistën e përfshirjes së politikës.

Sipas tij, policia ka gabuar në këtë rast pasi nuk ka kërkuar aktin e ekspertimit, që do të përcaktonte nëse dëmtimet në trupin e 22-vjeçares janë nga dhuna apo nga rënia aksidentale nga ballkoni.

“Pavarësisht nëse në fillim mund të jetë cilësuar si aksident apo që është hedhur vetë nga kati i tretë, policia minimumi duhet të kërkonte aktin e ekspertizës, që nëse është korrekt tregon që dëmtimet janë për shkak të dhunës apo hedhjes aksidentale nga lartësia”, tha Hajdarmataj.

Joy Ayoko, u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën “Pandeli Evangjeli” më 13 gusht 2022. Ajo u shtrua në spitalin e Traumës.

22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

6 personat që u morën në pyetje për ngjarjen e rëndë, përfshirë këtu shoferin e kazinosë ku e reja punonte dhe vëllain e tij, u lanë të lirë.

Shoferi Rodin Barçi ka deklaruar se me 22-vjeçaren kishte patur një marrëdhënie intime e cila kishte përfunduar përpara se të ndodhte rrahja barbare e saj. Kujtojmë se të shoqëruarit e tjerë janë miqtë dhe shokët e ngushtë të shoferit të kazinos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026