Mentor Kikia: Sot është periudha e artë e politikës, e ka nënshtruar median

3 Maj 2023 | 07:30

Gazetari Mentor Kikia është shprehur se sot është periudha e artë e politikës në raport me mediat.

Ndërsa u fol për lirinë e shtypit, gazetari i ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euroneës Albania u shpreh se sot është e vështirë të publikosh lajmin e vërtetë edhe pse në pamje të parë duket se gazetari është I lirë.

Sipas tij sot jemi në epokën e joshjes së medias.

Ka qenë një periudhë ku sjelljet ndaj gazetarëve kanë qenë të dhunshme. Unë personalisht jam një gazetar që jam goditur për shkak të detyrës.  Policia ka qenq agresive, institucionet kanë qenë agresive. Më pas politika kuptoi se median nuk mund ta zotëronte duke dhunuar sepse sa më agresiv tregohej shteti ndaj medias aq më shumë peshë merrte fjala e medias. Më pas nisi epoka e joshjes së medias. Mendoj se sot jemi në epokën e artë të kontrollit të politikës mbi median pasi sot në pamje të parë gazetarët janë të lirë, por nuk është. Sot është periudha e art të politikës bë  raport me median. Sot është vështirë të publikosh lajmin e vërtetë”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024