“Kohë e mbrapsht”, Mentor Kikia: Thashethemet dhe lajmet pa vlerë, më të lexuarat

3 Maj 2023 | 08:20

Gazetari Mentor Kikia, tha se për median kjo është një kohë e mbrapsht pasi pavarësisht se mund të shkruash lajme të cilat kanë rëndësi për shoqërinë, janë thashethemet rozë ato që rrëmbejnë më shumë vëmendje.

I ftuar në “Good Moorning Albanians”, Kikia tha se edhe nëse do bënim një kërkim në mediat më të rëndësishme shqiptare lajmet më të lexuar, janë lajmet me thashetheme.

“Për fatin e keq ne jemi në një kohë të mbrapsht, ku nuk e di nëse është faji i shoqërisë apo faji jonë që kemi ndikuar në formimin e këtij lexuesi apo shikuesi, por nëse unë do bëj një lajm ku do denoncojë një padrejtësi, një aferë korrupsioni do denoncojë një problem të madh të shoqërisë, kjo  nuk merr vëmendjen e duhur, por nëse flasim për një lajm krejt pa vlerë, patjetër do ketë një vëmendje të jashtëzakonshme nga publiku.

Edhe në mediat më të rëndësishme në vend, në listën e lajmeve më të lexuar do shikoni se në krye të listës janë lajmet me thashetheme rozë”,-tha Mentor Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026