Deklarata për të pagjeturit. Babai që kërkon djalin: Nuk besojmë më te politika
Bajram Qerkini tha se nuk ka besim se deklarata e nënshkruar nga Kurti dhe Vuçiç ditën e djeshme në Bruksel, do sjellë ndonjë ndryshim për sa u takon personave të zhdukur.
I ftuar në Euronews Albania ai tha se kjo gjë është provuar për 25 vite, e nuk shpreson se diçka e re do vij tani. Sipas gjithçka është politike.
“Nuk besoj aspak. nuk besoj se Serbia do nxjerri informacion për masakrat dhe vendin se ku i ka fshehur 1671 vetë. Nuk besoj se do thonë që i kemi ekzekutuar i kemi çuar këtu apo atje. Nuk ka mundësi! Ne kemi përvojë 25 vjeçare, i ka marrë i ka çuar, 500-600 kilometra larg Kosovës dhe i kanë hedhur.
Flitet për lloj-lloj varrezash dhe ata kurrë nuk i kanë zbuluar. Edhe pse tani janë dakorduar që do jepen ato dokumente shtetërore, ata edhe tani i kanë dhënë disa dokumente policisë, por nuk janë të gjitha. Ne si familjarë, jemi tepër të zhgënjyer dhe nuk besojmë”,-tha Bajram Qerkini.
Bajram Qerkini, jeton çdo ditë me dhimbje në shpirt, pasi prej më shumë se 20 vitesh nuk ka asnjë informacion për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta