A do e humbasë Erdogan pushtetin? Eksperti: Ja çfarë pritet të ndodh në 14 maj
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika tha për Euronews Albania se opozita e Turqisë është në avantazh dhe se ka mundësi që Erdogani të mos e fitojë një mandat të ri.
“Me gjithë përpjekjen e presidentit Erdogan për të marrë një mandat të ri, kemi një opozitë që është më e bashkuar se asnjëherë. Pjesa më e madhe e sondazheve japin një avantazh kundrejt opozitës, një avantazh i cili ka qenë në kohë i shtrirë dhe i vazhdueshëm ,me gjithë lëvizjet që ka pasur opozita në Turqi është në avantazh, por kjo do shikohet në ditën e votimeve”,- tha Emilio Çika..
megjithatë ai shtoi se megjithëse sipas sondazheve presidenti i Turqisë, është në ulje sa i takon pëlqyeshmërisë në popull, sërish ai ka një mbështetje shumë të madhe.
“Mbështetja kundrejt presidentit Erdogan edhe pse në momentin, sipas sondazheve është në ulje mbështetja e popullit që ka krijuar presidenti Erdogan në Turqi është shumë e madhe. Nëse do shikojmë zhvillimet sociale dhe se si është shndërruar apo evoluar, jo domosdoshmërish për mirë, në Turqi do shikojmë një radikalizëm shoqëror jashtëzakonisht të madh në lidhje me zhvillimin social dhe shoqëror në Turqi. Kjo do të thotë se është thyer shteti laik i cili ka pasur një mbështetje shumë të madhe te kemalistët dhe te ushtria, institucione që me ardhjen e Presidentit Erdogan, janë thyer në mënyrë të pakthyeshme”,-tha Emilio Çika.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta