Avokati i të moshuarës: Deri 3 vite burg për infermieret dhunuese në azilin në Pejë

5 Maj 2023 | 08:52

Prokuroria themelore e Pejës ka njoftuar se është ngritur një aktakuzë ndaj tre infermiereve të cilat dhunuan të moshuarën në Pejë në qendrën e kujdesit “Orenda”.

Ndërkohë avokati i të moshuarës Minire Nura, Meshari Selimaj në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se dënimi për veprën penale të infermiereve shkon deri në 3 vite burg.

Ai shtoi se nëse ato dënohen u llogaritet çdo ditë e mbajtur në paraburgim.

“Dënimi për këtë vepër penale është deri në 3 vite. Minimumi i dënimit është 6 muaj. Për ata  të pandehur që dënohen, i llogaritet çdo ditë e mbajtur në burgim apo në rastet e tjera kur qëndrojn1% në arrest shtëpiak. Kur marrin  masën e detyrimit, zbrietet pjesa që e kanë kaluar në paraburgim. Nuk është si në Shqipëri dhe në Turqi. Është një ditë e plotë”- tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 29 tetor në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi kanë dhunuar të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024