Promovimi i vlerave kulturore, aktivitete me të rinj në kalanë e Gjirokastrës 

5 Maj 2023 | 17:29

Kalaja e Gjirokastrës në këto ditë pranvere krahas mikpritjes së turistëve, është kthyer edhe në qendër të organizimit të aktiviteteve.

45 nxënës së shkollës “Koto Hoxhi” së bashku me një grup studentësh të universitetit të Gjirokastrës organizuan një aktivitetet për promovimin e vlerave dhe kulturës në gjuhën angleze.

Përmes interpretimit të pjesëve të ndryshme në anglisht apo posterave të përgatitur, nxënësit dhe të rinjtë përcollëm mesazhin e kulturës pa barriera ndarëse.

“Unë u bëra pjesë e këtij projekti sepse më pëlqen shumë angleze, përveçse e trajtoj edhe në shkollë ky projekt më jep mundësinë për ta zhvilluar më shumë këtë gjuhë dhe për të mësuar më shumë rreth kulturës amerikane”, thotë një vajzë.

“Projekti ka të bëjë me zgjerimin e njohurive mbi kulturën amerikane duke mësuar gjithashtu, duke zhvilluar edhe aftësitë e të folurit të gjuhës angleze. Gjuha angleze është duke u përdorur gjithmonë e më shumë nga brezi i ri, kryesisht fëmijët e shikojmë dhe në përditshmërinë e tyre flasin shumë lirshëm gjuhën angleze, janë shumë të angazhuar gjatë projektit, vijnë me dëshirë dhe shpresojmë që ky projekt të vazhdojë dhe të ketë ecuri të mëtejshme dhe në vitet e tjera”, shprehet Irma Gjolleshi, koordinatore.

Edhe në qendrat e tjera turistike në Gjirokastër po organizohen aktivitete kulturore për gjallërimin e tyre si pjesë edhe nxitjes së turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026