Begaj në kurorëzimin e Charles III: Çmojmë lidhjet tona me Mbretërinë e Bashkuar

6 Maj 2023 | 17:41

Presidenti Bajram Begaj ishte këtë të shtunë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit të Anglisë Charles III dhe mbretëreshës shoqëruese Camila. Begaj është i pari president shqiptar që ftohet të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të një mbreti në Angli.

Presidenti tha me anë të një postimi në Twitter se ndihet i nderuar që përfaqëson Shqipërinë në këtë kurorëzim historik dhe se dërgon urimet më të mira për mbretin Charles III dhe mbretëreshës që do të shoqëroj atë.

“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”,-shkruan presidenti Begaj në postimi e tij në Twitter.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026