“Shkodranët e djathtë po rrëshqasin nga vlerat!” – Alarmi i Reldar Dedës
Gazetari Reldar Deda tha në një intervistë për Euronews Albania se të djathtët shkodranë po rrëshqasin nga vlerat që kanë, ndoshta nga miti i individit që kanë krijuar.
Sipas tij, nëse 32 vjet pasi shqiptarët rrëzuan kultin e individit, demokratët tentojnë të ngrenë një tjetër kult individi, PD dhe çdo ide e djathtë në Shqipëri ka marrë fund.
“Shkodra ka vërtetë në vokacion vlerat demokratike apo është e lidhur me një individ? Nëse është e lidhur me kultin e liderit, beteja 30-vjeçare për pluralizëm ka dështuar. Sa vlejti ngjaku i martirëve? Cila është beteja që kanë sot qytetarët shqiptarë? Do shpëtojmë vetëm po të krijojmë një shoqëri të civilizuar që i jep Cezarit atë që i takon, që di të ndajë kontributet dhe mbron parimet dhe idetë. Të djathtët shkodranë po rrëshqasin nga vlerat që kanë, ndoshta dhe nga miti që kanë krijua. Në ‘92 e rrëzuam kultin e individit, nëse pas 32 vitesh demokratët tentojnë të ngrenë një kult individi, PD dhe çdo ide e djathtë në Shqipëri ka marrë fund”, tha Deda.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta