BE sanksione Kinës/Unioni, masa ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Rusinë

8 Maj 2023 | 15:44

Brukseli ka propozuar vendosjen e sanksioneve ndaj kompanive kineze që mbështesin makinën luftarake ruse, për herë të parë që nga nisja e agresionit në Ukrainë.

Të paktën 7 biznese kineze të akuzuara për shitje të pajisjeve që mund të përdoren në armatime janë listuar në një paketë të re sanksionesh që do të diskutohet nga shtetet anëtare të BE-së gjatë javës. Lëvizja ka gjasa të zemërojë Pekinin, i cili është i prirur të mbajë Brukselin larg rreshtimit përkrah Uashingtonit në betejën e tyre për influencë globale.

Deri më sot, Brukseli ka shmangur sanksionimin e Kinës, me argumentin se nuk ka pasur prova që të sugjeronin furnizimin me armë të Moskës. Sidoqoftë, lista e sanksioneve ka nevojë për një aprovim unanim nga 27 vendet anëtare përpara se të hyjë në fuqi.

Dy kompani kineze që ndodhen në listë, aktive në prodhimin e qarqeve gjysmëpërçuese, ndodhen prej kohësh të sanksionuara nga administrata amerikane. Brukseli po propozon gjithashtu sanksionimin e disa prej kompanive iraniane të përfshira në prodhimin dhe furnizimin me avionë të telekomanduar Rusisë.

Në përgjithësi, BE po përpiqet të frenojë shmangien e sanksioneve nga kompanitë ushtarake dhe ato teknologjike.

Drafti përfshin masa që do t’i lejojnë Unionit të kufizojë shitjen e produkteve të caktuara vendeve të treta nëse presioni diplomatik nuk ndryshon qasjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026