Sondazhi i ‘Barometrit’, avokati Ngjela: Berisha e Meta jashtë kohës politike

9 Maj 2023 | 14:18

Avokati Spartak Ngjela, komentoi sondazhin e ‘Barometrit’ për pëlqyeshmërinë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Meta.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Berishës e Metës I ka mbaruar koha politike .

Mes të tjerash ai shtoi se Meta nuk do të ishte më në politikë nëse nuk do të kishte bërë koalicion me Edi Ramën në vitin 2013.

“Pakënaqësia ndaj Berishës është e madhe, dhe arsyet janë të shumta. Meta ka qenë një figurë shumë negative në Shqipëri. Do të kishte dalë nga loja pot ë mos e kishte marrë Rama në koalicion. Në vitin 2013 ka qenë viti që ai duhet të ikte. Janë bërë gabime të rënda, por këta nuk e kuptojnë dot se janë jashtë loje. Politikani ka një kohë. Një fjalë të mirë ka thënë Ahmet Zogu, që po je jashtë kohës tënde, hidhu përpjetë s’ke gjë. Berisha e Meta janë jashtë kohe”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026