“Unë s’kam ujë, Petro mbase ka”- debat Murrizi-Koçi për premtimet në Tiranë
Premtimi i Erion Veliajt për ujë të pijshëm 24 orë është kthyer temë debati në studion e Euronews Albania, mes ish-deputetit Myslim Murrizi dhe deputetit socialist Petro Koçi.
Murrizi tha se nuk ka ujë 24 orë në banesën ku jeton ndërkohë Koçi tha se ai ka ujë në shtëpi.
Nisur nga deklarata e këtij të fundit nuk mungoi dhe ironia e Murrizit duke thënë se dhe ujin e pijshëm e kanë çuar vetëm aty ku jetojnë socialistët.
Pjesë nga debati:
Myslim Murrizi: Erjoni ka 8 vite që pa pikë turpi thotë ka 24 orë ujë. Unë nuk kam ujë, por mbase Petros në pallatin e tij mund të ia ketë çuar. A ke ujë 24 orë, unë nuk kam.
Petro Koçi: Kush i dha gjithë ato leje në Kashar që nuk gjen dot të bësh një shkollë
Myslim Murrizi: Kjo e ka penguar Erjonin të ndërtojë rrugët. Ka ujë ‘Blloku’? Prej 8 vitesh Kasharin e ka pas Erjon Veliaj, po e lëmë Kashari. Po në Bllok në Bllok a ka ujë.
Petro Koçi: Unë kam ujë
Myslim Murrizi: Atëherë e paskan bërë me zgjedhje, e paskan çuar ujin te pallati jot.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë