Mediu në gjyq, Ngjela: S’ka rëndësi sa dënohet, arritje për drejtësinë
Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi një gjyq të vështirë atë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me akuzat për tragjedinë e Gërdecit.
Sipas Ngjelës, pavarësisht sa dënohet apo nëse dënohet Mediu, ky proces është një arritje për SPAK që siç theksoi deri tani nuk ka shkuar në nivele të larta.
“Është një gjyq i vështirë. Janë viktimat. Gjithë problemi qëndron që kam vënë re që Mediu nuk di të mbrohet. Nuk ka staturë mbrojtësi. Nuk është aq e thjeshtë si çështje, kjo do ta tregojë, vendimi i sotëm e tregon se ku shkon, por në funksion të drejtësisë në Shqipëri është pozitive, deri tani. Nuk ka rëndësi sa do të dënohet, rëndësi ka që është bërë një gjyq”, tha Ngjela.
Gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë për në datën 24 maj ora 12:00. SPAK pritej të jepte këtë të martë pretencën për ish-ministrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës