Partitë mbyllin fushatën të premten, ja ku do të jetë PS dhe Bashkë Fitojmë
Të premten mbyllet fushata për zgjedhjet vendore të se dielës. Partia Socialiste ka zgjedhur qe mitingjet e fundit t’i mbajë në Shkodër e Durrës, ndërsa koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mesazhet e fundit para heshtjes zgjedhor do t’i jap ne Tiranë.
Në një kohë kur ka nisur numërimi për ditën kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun për 61 bashkitë e vendit, partitë politike kanë nisur punën për organizimin e mbylljes së fushatës elektorale.
Në kampin socialistë ndryshe nga herët e tjera, nuk do të jetë kryeqyteti destiancioni final për mbylljen e fushatës për vendoret e 14 majit.
Për herë të parë, mbyllja e fushatës për partinë socialiste do të bëhet në 2 qytete, fillimisht të premten fushata do të mbyllet në Shkodër e më pas kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Durrësit ku në orën 19.00 në sheshin përpara bashkisë do të mbyll edhe fushatën elektorale për këto zgjedhje.
Ndërsa në Tiranë, fushata do të mbyllet një ditë më parë, të enjten në orën 19.00 në sheshin “Skënderbej” do të zhvillohet edhe mitingu përmbyllës.
Ndërkohë në kampin tjetër, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të përmbyllë fushatën në Tiranë të premten në sheshin “Nënë Tereza” në orën 19:00.
Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ende nuk ka zyrtarizuar vendin se ku do të mbyllë fushatën.
Pas organizimeve të së premtes, e shtuna do të jetë heshtje zgjedhore për partitë politike të cilat nuk lejohen të transmetojnë mesazhe politike, ndërsa të dielën qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)