“Çdo ditë me lajme të pavërteta”, Këlliçi: Më nxorën pa shkollë, rom dhe grek

10 Maj 2023 | 22:41

Kandidati i “Bashkë fitojmë” për Tiranën tha se Erion Veliajn e shqetëson kandidimi i tij, ndaj çdo ditë partia socialiste hap lajme të pavërteta për të.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews  Albani ai tha se në fillim u hapin lajme se ishte pa shkollë, më pas se ishte e komunitetit rom, e madje është thënë edhe se ka lindur në Greqi, lajme që sipas tij  janë të gjitha të pavërteta.

“Çdo ditë dëgjoj lajmë të pavërteta për mua. Në fillim më nxorën pa shkollë. U verifikua që ishte ‘fake news’, e nxorën edhe mediat e tyre, shkuan në universitetin në Amerikë. Kam nxjerrë nga simestri i parë i klasës së parë.

Diploma e gjimnazit nuk më duhet se kam dhënë provimet, më njohën 4 vitet që mbarova me mesatare 9.7. Nga ana tjetër më kanë bërë anëtarë të komunitetit rom, kanë bërë sikur kam lindur në Shqipëri, por në Greqi. Unë nuk kam asnjë paragjykim, nuk i ndajnë qytetarët në asnjë kategori, por lexoj çdo ditë lajme të pavërteta për mua. Nëse nuk do ishin kaq të shqetësuar s’kishin pse të merreshin me mua”,-tha Belind Këlliçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026