Gjysmëfinalet e Europa League, në fushë zbresin Roma e Juventus

11 Maj 2023 | 16:09

Europa League rikthehet mbrëmjen e kësaj të enjte me dy përballjet gjysmëfinale. 2 klube italiane, 1 gjermane dhe 1 spanjolle luftojnë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia për klube në Evropë. Juventusi pret në Torino Sevillan, ndërsa kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave në Europa League.

Së bashku janë përballur në Champions League në 4 përballje, ku dy herë kanë fituar bardhezinjtë, 1 herë Sevilla dhe 1 ndeshje është mbyllur në barazim. Mungesat mbeten një problem për të dy teknikët, më të shumta janë tek spanjollët.

Në gjysmëfinalen tjetër, Roma e Jose Mourinhos, kampionja në fuqi e Conference League përballet me Leverkusenin. Italianët kërkojnë të mbërrijnë në një tjetër finale evropiane, por aspirinat janë një pengesë e madhe. Bilanci në përballjet direkte nuk tregon asgjë, ndërsa janë ndeshur 4 herë së bashku në Ligën e Kampionëve, ku kanë nga 1 fitore secila me dy ndeshje të ndara në barazim.

Romanët cilësohen favoritë për kalimin në stacionin e fundit, aty ku shpresojnë të përballen me Juventusin, në një finale të gjithën italiane.

Edhe në Conference League luhe ndy përballjet gjysmëfinale, Fiorentina-Basel dhe Ëest Ham-AZ Alkmaar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026