Milani “i vogël” përpara Interit, kualifikimi vendoset në Giuseppe Meazza

11 Maj 2023 | 13:46

Interi ka mposhtur Milanin në San Siro mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa ka hedhur një hap të madh drejt finales së Stambollit. Zikaltrit zhvilluan një ndeshje të mirë ndaj rivalëve të përjetshëm të qytetit, duke e zgjidhur që në minutat e para. Mungesa e sulmuesit Leao vështirësoi punën e Piolit dhe të besuarve të tij, duke mos patur një lojtar nga ku të ngrihej manovra sulmuese.

Zikaltrit edhe pse në transfertë dhe përpara 75 mijë të pranishmëve, ku pjesa më e madhe kuqezi, nuk e patën të vështirë të gjenin golin. Një mbulim jo i mirë i Kalabrias i dha mundësinë Dzekos të dërgonte në rrjetë një top të  ardhur nga goditja e këndit. 3 minuta më pas, në të 11ën, ishin sërish zikaltrit që përfituan nga një përgjumje e mbrojtjes së Milanit, me Mkhitaryan që u ballafaqua me Maignan, duke i shënuar këtij të fundit dhe golin e dytë.

Euforia e zikaltërve nuk do të zgjaste shumë, me kuqezinjtë që nisën disa herë manovrën sulmuese, por pa shumë kualitet për të kaluar Onanën. Junior Messias shpërdoroi disa mundësi të mira për të shënuar, ndërsa kualifikimi tanimë do të vendoset në ndeshjen e kthimit, që luhet në Meazza.

Kjo ishte fitorja e parë e Interit ndaj Milanit në një ndeshje të Uefa Champions League.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026