A mund të kandidojë për Bashkinë Himarë Beleri pas arrestimit? Flet juristi

12 Maj 2023 | 12:52

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës me akuzën e blerjes së votave.

Juristi Redi Ramaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Fredi Beleri ka të drejtë të vijojë kandidimin për bashkinë Himarë në zgjedhjet e 14 majit derisa të ketë një vendim gjykate për të.

“Gara mund të vazhdojë se jemi 2 ditë para zgjedhjeve dhe nuk mundet që ky kandidat i regjistruar sipas rregullave të mos regjistrohet në fletët e votimit. Nëse kemi vendim përfundimtar të gjykatës për dënim e tij mund të kemi përsëritje të votimeve në këtë zonë, nëse është fitues. Nëse jo, vazhdon normalisht procesi. Nëse ka vendim të formës së prerë ndaj tij, zgjedhjet do përsëriten pa të, pasi e ndalon ligji”, tha juristi.

Ai tregoi se sipas kodit penal flitet për raste kur ka ofrim të parave që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e votimit. Dënimi i parashikuar lidhur me këtë vepër penale është nga 1-5 vjet burg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024