Ndeshja finale e Champions League zhvendoset nga Stambolli? Reagon UEFA

12 Maj 2023 | 19:09

Ndeshja finale e Champions League do të zhvillohet patjetër në Stamboll më 10 qershor. Ky lajm është konfirmuar nga një deklaratë e Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), e cila ka mohuar informacionin e “Daily Mail” se ka një opsion rezervë për shkak të trazirave të mundshme në Turqi pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 14 maj.

“Ndeshja do të luhet në Stamboll më 10 qershor, siç ishte planifikuar”, tha UEFA në një deklaratë, duke shtuar: “Ne nuk po zhvillojmë asnjë diskutim tjetër me institucionet politike, qeveritë apo shoqatat kombëtare të futbollit”.

Stambolli duhej të priste finalet në 2020 dhe 2021. Më pas humbi pritjen për shkak të pandemisë së koronavirusit, kështu që finalet mes Bayern – Paris Saint-Germain dhe Chelsea – Manchester City u luajtën përkatësisht në Lisbonë dhe Porto.ndeshje

 

Finalistet e sivjetmë të Ligës së Kampionëve do të dihen pas ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinaleve, të cilat janë caktuar për të martën dhe të mërkurën. Të martën, Interi mbron një fitore 2:0 ndaj rivalëve të qytetit Milan, dhe Manchester City dhe Real takohen në Etihad pas barazimit 1:1 të Madridit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026