Meta zulon bisedat: Paralajmërimi që i dhashë dikur drejtuesve të LSI-së për Bashën
Ilir Meta tha në “Now me Erla Mëhillin” se koalicioni me Berishën e ka qetësuar.
Ai kujtoi se edhe drejtuesit e partisë që ai kishte krijuar, Lëvizjes Socialiste për Integrim që sot është Partia e Lirisë, nuk e kuptonin.
Meta tha se herë pas here ju kishte sqaruar se bashkëpunimi i tyre me Lulzim Bashën ishte një lojë e cila i vyente interesave të Ramës.
“Deri 2 ditë para zgjedhjeve disa prej tyre kanë besuar vërtetë se Basha donte të bëhej kryeministër. Pastaj ata e kuptuan që ishte komplet një lojë. Unë jam i qetë sepse jam gjithmonë me të drejtën, me të vërtetën dhe tani i shohin dhe shumë të tjerë që dikur kanë menduar që unë mund të kem pasur diçka që nuk shkon, mund të kem qenë dhe siç më thoshin paranojak. Tani e kuptojnë të gjithë që demokracia shqiptare ishte e mirëplanifikuar për t’u ekzekutuar, për mos të pasur pluralizëm,” – u shpreh Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje