Përfitoi 10.000 euro nga mashtrimi në rrjetet sociale, arrestohet 46-vjeçarja
Një 46-vjeçare është arrestuar në flagrancë pasi ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.
Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.
Njoftimi i policisë
Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10.000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja.
Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasja E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan.
46-vjeçarja ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj. Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10 000 euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë