Shpërthen Aleksandër Çipa: Jam i padëshirueshëm në Greqi, ju tregoj pse

13 Maj 2023 | 21:35

Gazetari Aleksandër Çipa ngriti në emision Review shqetësimin e trajtimit që iu bëhet gazetarëve shqiptarë nga shteti grek, shumë prej të cilëve siç tha janë shpallur non grata ose të padëshiruar.

Çipa tregoi se ai vetë është shpallur i padëshiruar në Greqi dhe si ai janë shumë e shumë gazetarë të tjerë shqiptarë për të cilët siç tha s’e ka ngritur zërin askush.

“Sa emisione kemi bërë në për raste të gazetarëve të Shqipërisë si persona të padëshirueshëm ose persona non grata nga Greqia? Pse përdora dy terma, të padëshirueshëm dhe non grata; persona të padëshirueshëm nuk pengohen të futen në Greqi, unë jam një prej tyre. Unë nuk pengohem të futem në Greqi, por unë heq picirin në kufi, se më kontrollohen mbi 20 min me një presion psikologjik; kur shikon emrin tim në pasaportë, e mbyll qepenin, ngjitet lart në katin e dytë. Nuk jam i vetëm, Mero Baze është i padëshiruar në Greqi, Marin Mema është non grata, Enrik Mehmeti është non grata. Unë, personalisht edhe si drejtues i Unionit të Gazetarëve i jam drejtuar organizatave ndërkombëtare për reagime”, tha Çipa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026