Qori denoncon incidentin në Tiranë: Na konfiskuan materialet nga selia
Kandidati i Lëvizjes Bashkë për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qorri ka bërë një denoncim duke thënë se disa policë bashkiakë kanë ‘zbarkuar’ sot në selinë e tyre dhe kanë kërkuar që të heqin materialet zgjedhore nga muret e selisë.
Për mikrofonin e Euronews Albania, ai shprehet se pas policisë bashkiake erdhën dhe një grup policësh të tjerë të cilët nuk njihnin vendimin e KAS.
Sipas Qorrit, policia u largua vetëm pasi mori një telefonatë, por nuk e cilësoi se nga kush.
“Qorri: Para një orë erdhi një grup i policisë bashkiake për të hequr materialet zgjedhore nga muri I selisë tonë, me pretendimin se ishte urdhër i KQZ. Pastaj erdhi dhe policia e rendit,. Për gati një orë kanë dashur që të heqim materialet zgjedhore. KAS na ka lejuar që të mbajmë materialet zgjedhore në murin e selisë tonë. Na morën shumë kohë, edhe pse i treguam vendimin. Kjo për mua është skandaloze, na morën. Me telefonatë erdhën dhe me telefonatë ikën. Nuk donin të ja dinin as për ligjin as për asgjë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit