“1 fletë votimi me njollë”|Tensione në Durrës mes vëzhguesve dhe numëruesve

15 Maj 2023 | 02:25

Vëzhguesit dhe numëruesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë tensionuar në Durrës. Shkak është bërë një fletë votimi me njollë, që pas insistimit të vazhdueshëm ka dalë e pavlefshme.

Prezent në debat ka qenë dhe djali i njërit prej kandidatëve, Igli Carës, i cili ka ndërhyrë për të ulur gjakrat.

Ndërkohë procesi në të katërta pikat që janë duke u marrë me numërimin vijon normalisht.

Incidentet kanë qenë pa pasoja dhe nuk kanë ndikuar në ecurinë e procesit.

Në Durrës deri tani kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako me 6.075 vota, ndërsa kundërshtari i saj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” numëron 4.690 vota. 43 qendra votimi nga 342 në total janë numëruar.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026