Historikisht bastione të djathta, bashkitë që PD ka humbur thellë që nga themelimi
Koalicioni Bashkë Fitojmë ka pësuar humbjen më të thellë të gjithë historisë së saj të PD.
Teksa ende vijon numërimi i votave, Partia Socialiste ka marrë rreth 38 bashki deri më tani ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë rreth 7 bashki.
Por ajo që vlen të theksohet është pikërisht rezultati në bashkinë e Tropojës dhe në Shkodër.
Këto dy bashki Shkodra dhe Tropoja janë dy bastione historike që PD ka fituar gjithmonë dhe i ka pasur qendra të aktivizmit të saj politik.
Por në këto zgjedhje Shkodra është fituar nga kandidati i PS Benet Beci me 33.953 vota ndërsa Bardh Spahia nga koalicioni “Bashkë Fitojmë “ ka marrë 22.414 vota. Pra Beci ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë se kundërshtari i tij.
Gjithashtu dhe në Tropojë fitoi PS, ku Rexhe Byberi mori 5,126 vota ndërsa Besnik Dushaj nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mori 4876 vota.
Kujtojmë se Shkodra nuk u arrit të fitohej nga PS edhe pse PD bojkotoi në vitin 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.