Klosi me fituesit e PS në qarkun Vlorë: Do jemi në krahë të qytetarëve

16 Maj 2023 | 11:31

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi prezantoi kandidatët fitues të qarkut.

Në fjalën e tij, Klosi falenderoi të gjithë strukturat për arritjen e rezultatit të lartë në zgjedhjet e 14 majit.

“PS do të marrë gjithmonë fitore spektakolare, do jemi në krahë të qytetarëve”- shtoi mes të tjerash ai.

Klosi u garantoj vlonjatëve mbështetje nga partia e tyre, ndërsa komentoi dhe fitoren e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë nga Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg.

Në bashkinë e Vlorës fitues ka dalë ish-diplomati Ermal Dredha me 28243 vota përballë rivalit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Hysni Shara që mori 11787 vota.

Selenicë ka fituar kandidati i PS-së Nertil Ballaj  me 5074 vota dhe kandidati i ”Bashkë Fitojmë”, Leonard Rakipaj ka marrë 3525 vota.

Në bashkinë e Sarandës fitues është shpallur kandidati i PS-së Oltion Çaçi me 7909 përballë kandidatit të koalicionit ”Bashkë Fitojmë” Ardit Çikuli që mori 5017 vota.

Në Bashkinë Delvinë fitues është shpallur kandidati i mazhorancës Besmir Veli me 63.64 %, përballë kandidatit të BF Ilir Mehmeti me 36.36 %.

Në Bashkinë e Konispolit është shpallur fitues Orges Dule i PS-së me 54.67 % përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Fatmir Shero me 45.33 %.

Në Bashkinë Finiq ka fituar kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakuli me 2221 vota.

Në bashkinë e Himarës ka fituar kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri me 19 vota më shumë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026