Fitoi vetëm 7 bashki, Berisha: S’kishim fonde, u demonstrua aleanca e krimit
Një ditë pas numërimit të votave, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku akuzoi qeverinë për humbjen në zgjedhje.
Ai tha se koalicioni i tyre nuk pati mjaftueshëm fonde ndërsa nënvizoi se kreu i qeverisë Rama nuk e regjistroi atë në zgjedhje pasi tmerrohej nga emri i tij.
Gjithashtu Berisha theksoi se komisionerët e opozitës nuk ishin të mjaftueshëm nëpër bashki duke nënvizoi se vota është blerë.
“Narkoshteti i përpoq të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën, jo vetëm e privoi nga fondet që i takonin, por kaloi në aktin më absurd të mohimit të drejtës së koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vet. I tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij në listë. Një aleancë krimi në nivel politik dhe në nivel terreni u demostrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Trinomi Rama-Doshi-Brava ishte shëmtia më e madhe në veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Siç konstaton me të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv e i shëmtuar. Mungesa e komisonerëve dhe numëruesve e opozitës të vërtetë që kishte 61 kandidatë, ishte një akt tjetër i pabarazisë së madhe”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës