“Politika shqiptare shihet si tortë”- Kritika e kryebashkiakes shqiptare në Itali

17 Maj 2023 | 11:14

Sindi Manushi është 31-vjeçarja me origjinë nga Elbasani e cila është bërë shqiptarja e parë që mundi të zgjidhet në një post kryebashkiaku në një qytet në Itali.

Manushi fitoi zgjedhjet lokale në qytetin e vogël Pieve di Cador, ndërkohë së fundmi ka dhënë një intervistë për Euronews Albania.

Ajo pati dhe kritika për politikën në vendin tonë duke e krahasuar me një tortë ku mund të hanë të gjithë dhe secili ka pjesën e vet.

Më tej ajo nënvizoi se do të bëj maksimumin për vendin ku është zgjedhur dhe kryebashkiake.

“Oreksi vjen duke ngrënë, dhe vitet e fundit në Shqipëri, politika shihet si një tortë ku mund të hanë të  gjithë dhe secili do pjesën e vet. Unë e kam barkun plot nuk kam nevojë për tortë. Këtë gjë e bëj për pasion, dhe sepse është gjëja e duhur për qytetin ku jetoj. Dua të japë maksimumin dhe ti bëj gjërat mirë për 5 vitet në vijim”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026