Humbën vendoret, Balliu: Duhet riorganizim dhe plan konkret për zgjedhjet e 2025
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, komentoi zgjedhjet lokale të 14 Majit, ku fituese doli Partia Socialiste me 53 bashki.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se duhet të fillojnë organizimin dhe riorganizimin për zgjedhjet e vitit 2025.
Sipas tij tashmë duhet të kenë një plan konkret nisur nga fakti që mazhoranca gjithmonë vepron në të njëjtën mënyrë në zgjedhje.
“Politika duhet të jetë e vërtetë dhe do njerëz të vërtetë. Këta që bëjnë këta analiza ku ishin në kohë fushate. Opozita ka nevojë të jetë e vërtetë me njerëz të vërtetë. Opozita duhet të shkojë të marrë votën me sinqeritet e jo me mekanizma politikë që zhduken njëherë nga fushata e tani na japin mend. Nuk ka asnjë të arrestuar për shkeljet që janë bërë në këto zgjedhje. Atë zonjën që po fshihte fletët e votimit poshtë tavolinës do ta gjeni diku drejtoreshë krah Veliajt. Këta këto janë, ne si opozitë duhet organizimi dhe riorganizimi për të ndërtuar dhe për ti dalë zot asaj vote. Kjo duhet bërë në mënyrë urgjente sepse po vijnë zgjedhjet e 2025. Duhet një plan dhe një çështje konkrete”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta