Gazetari: Shqiptarët votojnë për një vend pune e jo për Ramën

17 Maj 2023 | 14:04

Gazetari Albi Xhunga teksa komentoi zgjedhjet lokale tha se nuk ishte mazhoranca që fitoi zgjedhjet, por që Sali Berisha e Ilir Meta u refuzua nga shqiptarët.

Ndër të tjera ai nënvizoi se administrata në vendin tonë detyrohet që të votojë qoftë dhe për të ruajtur vendin e tyre të punës.

Ai shtoi mes të tjerash se humbja e thellë e opozitës në këto zgjedhje është e trishtë.

“Nuk mund të flasim për fitore të Edi Ramës. Rama nuk ka rritje votash në këto zgjedhje. Çdo gjë që ka ndodhur në këto zgjedhje është refuzimi i popullit opozitar, dyshja Berisha- Meta, nga e cila përfiton Edi Rama. Kemi të bëjmë me administratën qendrore dhe administratën lokale. PD shkon në këto zgjedhje duke pasur fonde, mbështetjen e oligarkisë në Tiranë, dhe  një trupë e strukturuar i drejtohet  kutive të votimit me apel. Pra këto vota mazhoranca i ka. Dihet që administrata në Shqipëri detyrohet të votojë, qoftë dhe për të ruajtur vendin e punës. Opozita nuk ka marrë as votat e saj. Nuk kemi rritje të mazhorancës në këto zgjedhje, madje kemi rënie, por e vërteta e trishtë është se dyshja Meta-Berisha refuzohen sot nga shqiptarët më shumë se kjo mazhorancë e korruptuar”- tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026