Bushati: Pse Basha mund të kthehet në PD dhe rryma e re që duhet të krijojë

17 Maj 2023 | 22:04

Analisti Andi Bushati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania arsyet pse Lulzim Basha mund të kthehet në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Bushatit, Basha nuk e ka humbur shansin politik pasi nuk është një humbës, siç thotë Berisha, por është i vjedhur.

“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik. Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur. Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur. Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata, që janë gabime politike. Por në raport me Ramën, Berisha dhe Basha janë të barabartë, të dy i ka vjedhur dhe masakruar dhe si njeri i vjedhur ka gjithë të drejtën botës të rikthehet në politikë. Ishalla nuk thotë do rri në krye të PD se këtu më mban Taulant Balla. Tani i ka ardhur dita ta çajë politikën me këllqet e veta”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026