Dule nga Kuvendi: Beleri i burgosur politik, u rrëmbye nga sekti i rilindjes

18 Maj 2023 | 11:03

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule nga Kuvendi kërkoi që Fredi Beleri nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i cili fitoi zgjedhjet lokale në Himarë, duhet të dalë nga burgu e të vendoset në krye të detyrës.

Në fjalën e tij ai tha se Beleri është i burgosur politik, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama për arrestimin e tij.

Ai shtoi se së bashku me Belerin është marrë peng dhe Pandeli Kokaveshi me të njëjtat akuza absurde.

“Kush nuk shkon pas ujërave të komandatit  ndëshkohet. Komuniteti që guxon  të krijoj liri do e paguajë. Ai që i prin komunitetit në kërkim të demokracisë, ai burgoset. Fredi Beleri është i burgosur politik, është rrëmbyer nga sekti i rilindjes, është marrë peng nga Rama. Fjalën e ka drejtësia po ka dhe një logjikë opinioni. Flagranca supozon faktin e kryer ndërsa dyshimi është dyshim. Beleri duhet të shkojë në mes të komunitetit himariot që e zgjodhën të parin e tyre. Janë njerëz të lirë dhe kërkojnë lirinë. Së bashku me Belerin është marrë peng dhe Pandeli Kokaveshi me të njëjtat akuza absurde”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026