Kokalari nis Lëvizjen Konservatore: Do organizoj të djathtën dhe do ta çoj në fitore
Evi Kokalari ka njoftuan nisjen e lëvizjes konservatore në Shqipëri.
Përmes një statusi në Facebook Kokalari shprehet Lëvizja Konservatore zyrtarisht do fillojë në qershor kur ajo të jetë në Shqipëri, por shton se organizatorët janë në terren tashmë.
Kokalari shprehet se qëllimi është të organizojë siç duhet të djathtën shqiptare, pa elementët e LSI, dhe të mbledhë individë që si ajo. s’kanë nevojë për një karrige
“Nëse mundem, do mbledhë shumë demokratë bashkë, dhe do t’ju jap atë që gjithmonë ju ka munguar – meritokracinë. E ndiej veten më se të zonjën të ndërtoj të djathtën shqiptare dhe ta çoj atë në fitore, dhe kjo mund të ndodhë dhe me PD-në, se di, por me të apo pa të, do të ndodhë!! PD-ja mund të rrijë aty ku është ose ti bashkohet çfarë po bëjmë ne. Ky është vendim individual i secilit nga ju. Berisha vetë, derën hapur do e ketë për sa kohë kupton që nuk mund të na çoj në fitore, sepse mbështetjen e duhur ja dhamë, dhe e shiti Foltoren, kështu që duhet në mënyrë absolute të lërë gjeneratën e re, me frymë të re ti jap oksigjen partisë, pa LSI dhe elementët e majtë. Por, duke ditur egon e tij, e shikoj të jetë qëndrestarë deri fund, dhe do refuzojë të ndryshoj se si funksionon PD-ja, dhe në këtë rast, përgjigja më e mirë do jetë izolimi politik, që ka filluar tashmë, me braktisjen e protestave, dhe zgjedhjeve. Mos bëni asnjë gabim, Berishës po i ikën baza bashkë me militantët”, shkruan mes të tjerash Kokalari.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5