“Votoni për prindërit tuaj!” Fatos Malaj, thirrje shqiptarëve me nënshtetësi greke

21 Maj 2023 | 10:03

Këtë të diel qytetarët grekë do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do i udhëheqë për katër vitet në vijim.

Në garë për deputet këtë vit janë edhe 7 shqiptarë, një prej të cilëve është Fatos Malaj kandidati i PASOK në Athinë. Ai ka ushtruar të drejtën e votës mëngjesin e kësaj të diele dhe u bëri thirrje edhe të gjithë shqiptarëve që të votojnë.

“Sot është një ditë e madhe për demokracinë, sapo erdha dhe unë e votova. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve grekë me nënshtetësi shqiptare dhe greke së bashku të cilët kanë të drejtën e votës.

Sidomos brezi i dytë i emigrantëve të cilët duhet të votojnë për prindërit e tyre, për pensionet e tyre, për lejet e qëndrimit të tyre, për të përfituar këta nënshtetësinë, duke ndryshuar sa të mundemi ligjet për të mirën e emigrantëve. Shkoni dhe votoni!”,-tha Fatos Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026