Tirana triumfon në Taekwando, 180 sportistë nga 8 ekipe në Kupën e Republikës 

22 Maj 2023 | 19:45

Vlora mirëpriti kupën e 29 të Republikës në Taekwando. 180 sportistë nga 8 ekipe u përballën në  pallatin e sportit “Flamurtari”, nga mosha 4 deri në 38 vjeç

Për kreun e Federatës interesi është gjithnjë e më i lartë.

“Duke filluar nga viti 95′ që kam filluar për herë të parë, ka pasur rritje sigurisht dhe e shohim te gocat, e kemi pasur shumë të vështirë të futeshin gocat, siç e shikon ka shumë goca nga lloj-lloj moshash”, thotë Ardian Caushi, kreu i Federatës së Taekwando.

Përparim Kamberaj, trajner i Flamurtarit tregon se pas 5 viteve inaktiv, këtë herë vendosi të garonte edhe si sportist.

“Do të doja që më shumë reflektorë të drejtoheshin nga të gjitha elementët që kanë reflektorëve informimit në vend, të drejtoheshin nga ky art sepse nuk promovon dhunën po i bën njerëzit të ndihen të fortë”, shprehet Përparim Kamberaj, trajner i Flamurtarit.

Xhekson Titini prej 7 vitesh është kampion në kategorinë 18-36 vjeç, ndërsa tashmë ka fituar aftësi edhe si trajner.

“Po bëj gati 14 vite që merrem me eksperiencën e Taekwondo, ku katër vite e gjysmë kam si sportist dhe me pas jam trajner i ekipit të Tiranës dhe kam 7 vite që jam kampion i kategorisë 18- 36. Eksperienca më e bukur është për disiplinë dhe jam rritur dhe edukuar për të mësuar artin e Taekwondo për fëmijët nga mosha 4 por edhe deri në 55 vjeç”, thotë Xhekson Titini.

Sportistet vajza disiplina dhe vetëmbrojtja i ka afruar me këtë art marcial.

“E kam zgjedhur për të mbajtur trupin në formë dhe për t’u marrë me diçka jashtë shkollës. Nga Fieri dhe kam 6 muaj që kam filluar”, shprehet një vajzë.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin edhe prindërit e sportistëve nga qytete të ndryshme.

Kupa e Shqipërisë u fitua nga skuadra e Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026