“Ne flasim për portokalle ti për limona!” Beleri shkakton debat mes Bushatit e Zylës
Gazetari Andi Bushati dhe eksperti i komunikimit Julian Zyla kanë debatuar së bashku në “Now” për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit, kandidatit, tashmë fitues, i cili u arrestua dy ditë pa zgjedhjeve.
Bushati tha se një arrestim i tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend demokratik, ndërsa Zyla mori si shembull hapjen e gjyqit për Donald Trump, mirëpo, gazetar5it ky krahasim ju duk i pavend e i tha se Zyla është duke folur për limona ndërkohë që diskutohet për portokaj.
Pjesë nga biseda:
Andi Bushati: Po më gjetët një vend demokratik, kur kandidati me rivalitet kryesor futet në burg dy ditë para zgjedhjeve unë vazhdoj debatin. E keqja ka ndodhur gjithçka tjetër është fat personal i Belerit.
Julian Zyla: Po edhe Donald Trump përfundoi në gjyq.
Andi Bushati: Ti ke një gjë shumë të bukur. Unë kam qejf ta bëj debatin, por ti kur dikush të flet për portokalle ti flet për limona.
Julian Zyla: Tani sfidës tënde nuk i përgjigjet njeri, se ti shembullin mbase e do njësoj që edhe emrin ta ketë Fred Beleri. Mund të mos e pranosh si anologji, por si i bie që të akuzojmë gjykatën amerikane për politik, por ama është vend demokratik.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq