“Na thanë ka ftohje, ai ishte në koma”, flet kunati i Janit që humbi jetën në QSUT
Lulzim Mehmetaj, kunati i 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në QSUT ka fajësuar shtetin për vdekjen e të riut.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se Rustemi ishte përdorues i hashashit por jo i heroinës.
Më tej ai shtoi se kanë qenë dy oficerë policie të cilët kanë shkuar te shtëpia e 27-vjeçarit dhe i kanë dhënë nënës së tij lajmin që i riu është shtruar në spital.
Sipas tij ata nuk i kanë treguar se është në gjendje kome, por që është i ftohur.
“Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Unë nuk vendos gisht se kush e ka dhunuar. Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Ai donte një njeri që ti qëndronte aty. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital. I ka thënë vjehrra për ça, ka pak ftohje ska gjë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan