“Ke opinione jo fakte”, Martin Leka-Balliut: Formula e Ramës për të fituar Shkodrën

23 Maj 2023 | 22:08

Gazetari Martin Leka, i ftuar në “Now” në Euronews Albania i tha ish-deputetit Balliu, se ai nuk po flet me fakte por me opinione lidhur me humbjen e thellë të Partisë Demokratike, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai tha se Shkodrën nuk e fitoi Rama, por e humbi partia demokratike dhe koalicioni Bashkë Fitojmë, pasi Rama u vuri përballë një kandiatë të cilin nuk mund ta sulmonin.

“Unë mendoj se të gjitha këto që thatë janë më shumë opinione4 se fakte. Që të çlirohet Partia demokratike nga gjithë ankthi i madh që ka për Edi Ramën, në mendimin tim, Shkodrën nuk e ka fituar Edi Rama dhe as e majta, por e ka humbur Partia Demokratike dhe koalicioni Bashkë Fitojmë.

Edi Rama tregoi se mënyra e vetme për të fituar bastionin e vetëm historik, ishte duke gjetur një person të djathtë, njeri teknik, që ka punuar edhe në qeverisjen Berisha, i cili  nuk tha asnjë fjalë për kandidatin Benet Beci, nuk e sulmoi pasi nuk kishte si ta sulmonte. Te profile I këtij kandidati Edi Rama gjeti njeriun më perfekt”,-tha Martin Leka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026