Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogarasë: Do përfundojë në 2024
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë.
Në fjalën e saj, ministra tha se është e rëndësishme që tuneli të përfundoj ashtu siç është premtuar, pra me në qershor të vitit 2024.
“Është shumë e rëndësishme që ky tunel kur të përfundoj, ashtu siç e kemi premtuar, në qershor të 2024, të gjitha veprat infrastrukturore të jugut të Shqipërisë do të jenë të ndërlidhura. Bypassi i Vlorës do të jetë i ndërlidhur si me rrugën e aeroportit, pra ajo rrugë e cila del në autostradën Fier-Vlorë, do të jetë i lidhur edhe me koncesionin Orikum-Dukat dhe Orikum-Dukati do të jetë i lidhur me hyrjen e tunelit të Llogarasë dhe ndërkohë dalja e Palasës do të jetë e lidhur me rrugën Palasë-Dhërmi”, nënvizoi Balluku.
Mes të tjerash ajo theksoi se punimet në këtë tunel plotësojnë kriteret e Bashkimit Europian.
“Ky është një tunel që plotëson të gjitha parametrat e sigurisë rrugore sipas kritereve të Bashkimit Europian dhe me të vërtetë në 2024 Shqipëria do të ketë atë që unë e quaj diamanti, xhevahiri i kurorës së infrastrukturës së Shqipërisë, pra tunelin e Llogarasë”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq