Tabaku në krye të PD? Alibeaj: Jam dakord pasi…

24 Maj 2023 | 15:33

Ish-kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se do ta mirëpriste caktimin e Jorida Tabakut të krye të PD pas dorëheqjes së tij.

Ai theksoi se do të ishte dakord me Tabakun në krye të PD për hir të anormalitetit në të cilën gjendet sot partia dhe me qëllimin e vetëm riorganizimin sa më shpejt të saj.

“Nuk kam votuar për bardhin është se nuk kam qenë në mbledhje. Dua që statuti të respektohet. Sipas rregullores se grupit parlamentar duhet të jetë kryetari i partisë që të caktojë kreun e grupit. Kryetar nuk ka pas dorëheqjes sime. Për hir edhe të anormalitetit në të cilën ndodhet PD, do të thosha po për Tabaku (në krye të PD), po për të mos lënë vakume. Të gjitha këto akte do të shërbejnë që sa më parë të nisë riorganizimi i PD. Zgjedhjet krijuan edhe një moment solidariteti të të gjithë mbështetësve të PD”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

  1. Enkelejd Alibeaj: Dorëheqja ime nuk lidhet me shifrat pas zgjedhjeve
  2. Korreshi: Berisha, Basha e Alibeaj mos të kandidojnë më, koha për bashkim
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024