Shpërblimi 220 mijë euro nga Rama dhe akuzat për vëllain, rrëfehet Alibeaj
Enkelejd Alibeaj tha për Euronews Albania se akuzat e bëra në drejtim të vëllait të tij nga ish-kryeministri Sali Berisha, janë akuza që janë bërë nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama në vitin 2016, kohë kur sipas tij Alibeaj ishte në një pozicion që shpesh i duhej të bënte edhe denoncime të cilat mund të preknin disa interesa.
Ai shtoi se nëse në ato vite edhe Berisha bënte të njëjta denoncime, sot përdor akuzat e kundërshtarëve politik ndaj tij, për shkak se siç shprehet Alibeaj “i mugon fantazia për të shpikur”.
“Këto akuza u fabrikuan në fillim në vitin 2016 nga Saimir Tahiri së bashku me drejtorin e policisë Haki Çako. Të cilët nëse e mbani mend, për mua nuk ishte çudi që Partia Socialsite, Rilindja, të mund të fabrikonte të tilla akuza.
Unë në atë kohë kam qenë drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike dhe më binte “barra” që të bëja dhe denoncime, denoncime që i ka bërë edhe zoti Berisha.
Çudia më e madhe është se sot merren akuzat e nxjerra nga goja e Saimir Tahirit dhe e Ramës dhe të përdoren nga ana e Sali Berishës, i mjerë në mungesën e fantazisë për të shpikur. Nuk i kisha imagjinuar se Beisha do merrte për bazë akuzat ndaj tim vëllai të bëra nga një burgaxhi”,-tha Enkelejd Alibeaj.
Ish-kreu i komanduar i PD, foli gjithashtu edhe për akuzat e Berishës, se ky i fundit ka marrë 220 mijë euro nga Rama.
“Mirë është të sqarohet, të më thotë ai rastet se kur ka ndodhur kjo. Unë jam kundër Edi Ramës në të gjitha pikat. Jam kundër filozofisë së Ramës, Berishës dhe Metës”,-tha Enkelejd Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë