“Mos u besoni më politikanëve”, Basha-të rinjve: Duhen listat e hapura 100%
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të mërkurë në një takim me të rinjtë ku tha se listat e hapura janë e vetmja mundësi për t’u krijuar hapësirë të rinjve që të jenë më të përfaqësuar në politikë.
“Propozimi im i parë nuk është i ri por është i domosdoshëm për t’i krijuar hapësirë rinisë që përmes konkurrencës dhe kësaj hapësire të çajë përpara, ta gjejë veten të përfaqësuar dhe të garoj për të përfaqësuar interesat tuaj dhe të gjithë shoqërisë, listat e hapura anë e mbanë vendit”,-tha Basha, ndërkohë që shtoi se këtë nuk e duan të gjithë, pasi është më e lehtë të shkosh te kryetari se të japësh llogari para qytetarit për punën që bën.
Ai tha se qytetarët nuk duhet t’u besojnë më politikanëve, por duhet ta marrin besimin në duart e tyre.
“Ftesa ime është të ndalojmë pretendimin se u besojmë politikanëve dhe qytetarët të marrin besimin në duart e tyre dhe për këtë fte3sa ime ndaj çdokujt që i dhimbset ky vend është që pa vonesë të nisim rrugëtimin për këtë ndryshim thelbësor në demokracinë tonë. Listat e hapura 100%”,-tha Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta