Rama në turin e falënderimeve: Kukësi dhe Tropoja themeli i fitores sonë
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të mërkure turin e falënderimeve në Kukës. “Themel i fitores” kështu e quajti ai fitoren e arritur në Kukës dhe Tropojë, duke shtuar se në këto bashki fitoren e ka pasur me dyshime.
“Ju jeni themeli i fitores. Duhet ta kuptojmë ne të parët se çfarë është kjo që ka ndodhur dhe të mos i japim vetes një vetëkënaqësi apo edhe merita, që nuk i kemi, sepse këtu ka pasur disa faktorë, që nuk kanë pasur të bëjmë domosdoshmërisht me se çfarë kemi bërë ne, por kanë të bëjnë edhe me situatën e sotme politike. Edhe Kukësin dhe Tropojën i llogarisja të diskutueshme me zor të madh”,-tha kryeministri Rama.
Më tej kryeministri Rama nuk ka ngurruar të falënderoj edhe drejtuesin politik të partisë socialiste në qarkun e Kukësit, Pandeli Majkon.
“Një rol të veçantë në këtë qark ka pasur dhe Pandi dhe dua ta falenderoj për këtë dhe dua t’i kujtoj se kur i kam thënë në Kryesi do të shkosh në Kukës, më pa sikur po e çoja në internim, do shkosh në Kukës i thashë nuk ke ça mendohesh fare, në darkë më çoi mesazh e më tha ore Edi seriozisht e ke ti?! Sepse isha i bindur 100% që Pandi do krijonte një atmosferë pozitive”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve