Shqiptarët “braktisin” Britaninë, bie ndjeshëm numri i azilkërkuesve
Parlamenti britanik është përfshirë të enjten nga debatet mbi çështjen e emigracionit. Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar është shumë i lartë, ndërsa opozita laburistë ka akuzuar qeverinë se nuk ka një plan konkret për t’u përballur me fenomenin.
Këtë herë jashtë debateve duket se kanë qenë emigrantët shqiptarë, pasi në vend të parë për vitin 2022 rezultojnë emigrantët nga Ukraina, rreth 114 mijë dhe më pas ata nga Hong Kongu, rreth 52 mijë, të cilët kanë përfituar nga programi i lehtësimit të vizave, pas dorës së hekurt të ushtruar nga qeveria kineze ndaj të drejtave të njeriut.
Ndërkohë, afganët përbënë pjesën dërrmuese të azilkërkuesve të ardhur me varka të vogla në tre muajt e parë të vitit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, nga rreth 3 mijë e 800 personat që mbërritën në bregdetin e lokalitetit të Kentit, thuajse 900 ishin afganë.
Kombësia e dytë më e madhe në shifra ishte ajo e indianëve, rreth 670, të ndjekur nga iranianët, irakenët dhe sirianët.
Sa u takon shqiptarëve, kalimi përmes kanalit të La Manshit thuajse është ndalur. Pas më shumë se 12 mijë të ardhur në 2022-shin, vetëm 28 arritën të kalonin nga muaji janar deri në mars të këtij viti.
Në tërësi, numri i emigrantëve që hynë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar arriti në 606 mijë njësi. Bëhet fjalë për një shifër rekord për një vit, që megjithatë është më e ulët nga sa parashikohej.
Ndërkohë, sa u takon atyre që kanë aplikuar për azil, numri është rritur në 172 mijë e 700 raste.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së