Zgjidhje përfundimtare për pronat, si do të bëhet kompensimi i ish-pronarëve

25 Maj 2023 | 15:38

Qeveria ka rishikuar ligjin e pronave për të mbyllur procesin e nisur 30 vite më parë. Me ndryshimin e fundit, pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek ish-pronarët, ndërsa për tokat e zëna nga ndërtimet, pronarët do të marrin kompensim.

Pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek pronarët e vjetër. Qeveria ka ndërhyrë sërish në ligjin e vitit 2015 për trajtimin e pronës, për të përshpejtuar dhe zgjidhur përfundimisht problemin e 27 mijë pretenduesve të pronave të konfsikuara nga regjimi komunist. Ndryshimet në ligj, edhe pse të vonuara në kohë tashmë kanë logjikë në trajtimin e pronës, pasi toka ose trualli do të kthehen tek i zoti, ndërsa në sipërfaqet e ndërtuara pa leje, ish-pronarët do të marrin kompensim në lekë, jo më pak se 10% të vlerës aktuale.

Rekomandimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë”, dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2021-shin i kanë hapur rrugë rishikimit të ligjit, dhe tashmë do të filloj procedimin administrativ për dosjet e patrajtuara, ku ftohen 7000 pronarë të dërgojnë dokumentet në Agjencinë e Pronave.

Kjo e fundit fton edhe subjektet që i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesat e patrajtuara për njohjen apo vlerësimin financiar të pronës, të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për shqyrtimin e dosjes së tyre.

Sipas qeverisë, vlerësimi financiar i bërë deri më tani për 20 mijë kërkesa arrin në 101 mld lekë, ndërsa janë likujduar vetëm 974 vendime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026