Rama dhe Berisha munguan, kush janë deputetët që votuan kundër rritjes së pagave

25 Maj 2023 | 16:00

Në seancën plenare të kësaj të enjteje u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës, deputetëve dhe ministrave.

Në votimin për rritjen e pagave të deputetëve morën pjesë 98 deputetë, 95 prej të cilëve votuan pro, 3  kundër dhe asnjë abstenim.

Sakaq kryeministri Rama dhe ish-kryeministri Berisha nuk morën pjesë në votim. Po ashtu nga kabineti qeveritar nuk ishin të pranishme gjatë votimit as dy ministret Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.

Projektligji përmban rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026