Studimi: Lumturia blihet me para dhe kushton 500 mijë dollarë në vit
Po, paraja mund të blejë lumturinë, thotë një studim i fundit i cili i ka ndarë njerëzit në dy grupe, sepse jo çdokush e beson se lumturia varet nga mirëqenia ekonomike.
Por hulumtimi tregon se lumturia përmirësohet me fitime më të larta. Sipas një raporti në Washington Post, të kryer nga Daniel Kahneman, një ekonomist fitues i çmimit Nobel, dhe Matthew Killingsworth, nga Universiteti Princeton dhe Universiteti i Pensilvanisë, të dhënat e fundit bien ndesh me një studim të vitit 2010 që thoshte se paratë mund të rrisin lumturinë deri në një pikë dhe do duheshin rreth 75,000 dollarë fitime vjetore.
Kahneman ishte një nga dy autorët e studimit të mëparshëm, i cili u bë aq i popullarizuar sa një themelues i kompanisë së kartave të kreditit rriti pagat minimale të punonjësve të tij në 70,000 dollarë, duke shkurtuar pagën e tij për ta bërë këtë.
Studimi i ri është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences. Dy studiuesit anketuan 33,391 njerëz në SHBA të moshës nga 18 deri në 65 vjeç. Këta njerëz kishin të ardhura shtëpiake prej të paktën 10,000 dollarë në vit.
Studiuesit regjistruan përgjigjet për ndjenjat e tyre në intervale të rastësishme përmes një aplikacioni smartphone. Përgjigjet varionin nga “shumë keq” në “shumë mirë”.
CBS News tha se studimi arriti në dy përfundime të mëdha: Lumturia përmirësohet me fitime më të larta, deri në 500,000 dollarë në vit, dhe ka një grup njerëzish për të cilët të ardhurat më të larta nuk bëjnë shumë ndryshim. Ky “grup i pakënaqur” përbënte rreth 15% të njerëzve, tha më tej gazeta duke cituar studimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit