GJKKO pushon padinë e Lulzim Bashës ndaj Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për shpifje të bërë nga Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se togat e zeza pushuan çështjen pasi në seancë nuk është paraqitur Lulzim Basha por as avokatët e tij.
Padia ka qenë për deklarata të rreme që ka bërë për pasurinë, shtëpi dhe rezidencat.
Basha ngriti padi në tetor të 2020-s për shpifje dhe dëmtim të imazhit të tij nga Veliaj. Akuzat që kryebashkiaku ngriti si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ishin se Basha u be me 4 shtëpi të reja gjatë periudhës së tërmetit dhe pandemisë si dhe përfitoi nga fatkeqësia e gjithashtu ka ndërtuar kate pa leje.
Padia konsideron si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: 1)Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, 2) Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë, 3) Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme