“Deputeti më i mirë s’merr as 200 vota përballë meje”, analisti sfidon demokratët
Analisti Alban Daci tha se deputetët demokratë nuk përfaqësojnë më as veten. I ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania Daci tha se kryesia e PD ka nevojë për njerëz të aftë që të marrin vendime të forta dhe se demokratët nuk duhet të kenë iluzione për të qenë deputet.
Më tej Alban Daci tha se në rast se ai vetë do vendosej përballë deputetit më të mirë të Partisë Demokratike, ky i fundit nuk do arrinte të siguronte më shumë se 200 vota.
“Deputetët e partisë demokratike s’kanë vota fare, nuk përfaqësojnë as veten. Një ditë të jem unë drejtues i Partisë Demokratike të ma japin në formë eksperimentale. shqiptarët presin një lider që të ketë forcën që të marrë vendime. Vendimet fillojnë që nga pastrimi i kryesisë dhe deputetëve të cilët duhet të kenë zero iluzione për të qenë përsëri deputet.
Merre deputetin më të mirë të Partisë Demokratike, nxirre përballe meje me lista të hapura. Këta apo tremben nga listat e hapura. Deputeti më i mirë i Partisë Demokratike sot me lista të hapura nuk merr më shumë se 200 vota”,-tha analisti Alban Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta