Të shtëna e gaz lotsjellës, agravon situata në veri të Kosovës, gazetari jep detaje
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur para komunës në Zveçan, komunë me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.
Gazetari Kosovë Gjoci ka bërë me dije se gjatë përplasjes së protestuesve me policinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Protesta po zhvillohet kundër kryetarëve të rinj të zgjedhur në komunat veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën në komuna nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.
Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para komunave Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 12:10 Kim Jong Un merr pjesë në provën e navigimit të shkatërruesit Kang Kon
- 11:46 Makina del nga rruga në aksin Sarandë–Delvinë, plagoset 16-vjeçari drejtues
- 11:37 Kosova voton sërish, nesër rreth 2 milionë votues me të drejtë vote
- 11:32 “Mos e shkel gjakun e lirisë” – Protestë para selisë së Vetëvendosjes në Shkup
- 10:50 Kapet në Kurbin 54-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje (EMRI)
- 10:39 Vrasja e Klevis Lleshit në Mamurras, ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri